Ndërlidhjet

Phenianit i 'vjen keq' nëse kanë vdekur civilë në ishullin jug-korean


Koreja Veriore tha se “është për të ardhur keq”, nëse ka vdekur ndonjë civil gjatë sulmit të saj në ishullin e Koresë Jugore.

Por, agjencia zyrtare e lajmeve në Korenë Veriore, KCNA, tha se nuk është e qartë nëse ka vdekur ndonjë civil.

Sidoqoftë, shkruan kjo agjenci, Seuli duhet të mbahet përgjegjës, sepse i vendos civilët përreth pozicioneve artilerike dhe brenda objekteve uhstarake si “mburoja njerëzore”.

Kjo deklaratë e Koresë Veriore është e fundit në luftën me fjalë në mes të dy Koreve, që nga incidenti në ishullin koreano-jugor në të cilin u vranë dy ushtarë, dy civilë dhe u shkatërruan dhjetëra shtëpi.
XS
SM
MD
LG