Ndërlidhjet

SHBA: Arrestohet i riu që donte të kryente sulm terrorist


Një i ri i lindur në Somali është arrestuar në SHBA për përpjekjet për të shpërthyer, atë që ai mendonte se ishte një veturë bombë në një ceremoni publike.

Policia në shtetin perëndimor të Oregonit në SHBA ka arrestuar 19 vjeçarin Muhamed Osman Mohamudin, ndërsa thirri një numër telefonik, për të cilin ai mendonte se do ta aktivizonte një bombë gjatë ceremonisë vjetore të ndezjes së dritave të pemës së Krishtilindjes.

Megjithatë, bomba ishte false e cila i qe ofruar Mohamudit nga agjentët sekretë.

Agjentët e kanë ndjekur të dyshuarin, që kur ai kërkonte të vihej në kontakt me një militant të njohur që besohet se është në Pakistan.
XS
SM
MD
LG