Ndërlidhjet

logo-print

Libani kërkon ndihmë nga Irani


Kryeministri i Libanit, Sead Hariri ka arritur në Teheran për të kërkuar ndihmën iraniane për ta ruajtur stabilitetin në Liban, në kohën kur për shkak të hetimeve të OKB-së mbi vrasjen e babasë së tij, tensionet janë rritur.

Gjatë vizitës së tij, Hariri do të takojë presidentin Mahmud Ahmedinexhad dhe zyrtarë të tjerë.

Qeveria e unitetit të brishtë të Libanit, që përfshin edhe Hezbollahun e mbështetur nga Irani, është vënë nën presion në lidhje me hetimet e atentatit të vitti 2005.

Spekulohet se anëtarët e Hezbollahut mund të akuzohen në lidhje me vrasjen dhe kjo ka shtuar frikën për një krizë të re në Liban.
XS
SM
MD
LG