Ndërlidhjet

Faith: Politikanët larg vendovotimeve më 12 dhjetor


Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Piter Feith, ka porositur që ditën e zgjedhjeve politikanët të rrrinë sa më larg vendvotimeve, në mënyrë që të mos ndikojnë te votuesit.

“Është shumë me rëndësi që këto zgjedhje të përgjithshme të kalojnë në kushte vërtet të lira dhe demokratike. Që i gjithë procesi të jetë sipas standardëve më të larta ndërkombëtare. Dhe dua të përsëris atë që ka thënë zotëri Dell: Në ditën e zgjedhjeve politikanët duhet të qëndrojnë larg vendvotimeve, t’u lënë qytetarëve të votojnë, lirshëm për preferencat e tyre politike”, ka thënë shefi i ICO-së Piter Feith.

Ai bëri këto komente gjatë vizitës së përbashkët në Prizren me raportuesen e Parlamentit të BE-së, Ulrike Lunacek. Edhe Lunacek ka bërë thirrje që partitë politike në vend të kujdesën që zgjedhjet të jenë të lira, demokratike e të drejta.

“Është një kod i mirësjelljes që e kanë nënshkruar të gjitha partitë politike. Dhe unë e di se është detyrë e mediave dhe shoqërisë civile që të shikojnë deri në imtësi se si e respektojnë partitë politike këtë kod të mirësjelljes ku përfshihen vëzhgimi i mjeteve të tyre financiare dhe gjëra tjera”, ka theksuar Lunacek.
XS
SM
MD
LG