Ndërlidhjet

Zapatero: Spanja e gatshme për reformat ekonomike


Kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero tha se qeveria e tij është e gatshme që të “shpejtojë” reformat ekonomike, nëse është e nevojshme.

Ai i bëri këto komente në fund të një jave e cila u karakterizua nga frika e krizës së mundshme ekonomike të vendit.

Irlanda e mbërthyer nga borxhet u detyrua të kërkojë kredi nga BE-ja dhe FMN-ja.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se shtete tjera të BE-së nuk janë në rrezik, por analistët thonë se kriza e Irlandës mund të tërheqë pas vetes edhe shtetet që kanë probleme me borxhe, si Portugalinë apo Spanjën.
XS
SM
MD
LG