Ndërlidhjet

logo-print

Zgjedhje parlamentare në Moldavi



Në Moldavi janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare që synojnë t'i japin fund vakuumit të pushtetit në vend.

Në zgjedhjet, në të cilat garojnë 20 parti dhe 19 kandidatë të pavarur, duhet të dalin dy të tretat e votuesve që votimet të jenë të vlefshme.

Rezultatet e para nuk priten para të hënës në mëngjes.

Moldavia tashmë një vit është pa president , pasi koalicioni liberal në pushtet nuk ka arritur ta sigurojë shumicën parlamentare për të zgjedhur shefin e shtetit.
XS
SM
MD
LG