Ndërlidhjet

SHBA refuzon bisedimet me WikiLeaks


Shtetet e Bashkuara përjashtuan bisedimet me WikiLeaks mbi publikimin e planifikuar të dokumenteve sekrete amerikane.

Departamenti Amerikan i Shtetit paraqiti qëndrimin e tij në një letër drejt themeluesit të WikiLeaks Julian Asange dhe avokatit të tij, e cila është publikuar në media.

Këshilltari ligjor i Departamentit Amerikan të Shtetit Harold Koh ka shkruar se nëse çdo material “që ju vendosni ta publikoni është ofruar nga ndonjë zyrtar qeveritar, ose ndonjë ndërmjetës pa autorizim, ata e kanë ofruar atë duke shkelur ligjet amerikane dhe pa e marrë parasysh pasojën serioze të këtij veprimi“.

Ndërkohë, raportohet se WikiLeaks mund të jetë disa orë larg publikimit të miliona dokumenteve diplomatike sekrete amerikane.
XS
SM
MD
LG