Ndërlidhjet

Fillojnë stëvitjet luftarake SHBA-Kore Jugore


Ushtrimet e përbashkëta lufatarake në mes të ushtrive të SHBA-ve dhe Koresë Jugore kanë filluar sot në Detin e Verdhë.

Ushtrimet filluan pasi që Pheniani granatoi ishullin koreano-jugor të martën duke lënë të vdekur dy ushtarë dhe dy civilë.

Ushtrimet do të mbahen në ujërat ndërkombëtare jashtë siujdhesës koreane, por Pheniani, që e ka mbajtur rajonin të trazuar me vite për shkak të programit të tij bërthamor dhe testeve me raketa me rreze të gjatë veprimi, ka thënë se stërvitjet kanë “pasoja të paparashikueshme”.

Ndërkohë, agjencitë raportojnë se banorët e ishullit të grantuar të Jeonpejongit, janë urdhëruar që të evakuohen në zona më të sigurta në ishull.

Agjencia e lajmeve Yonhap tha se urdhri është dhënë për shkak se Korea Veriore mund të granatojë sërish.
XS
SM
MD
LG