Ndërlidhjet

logo-print

Dy shpërthime në kryeqytetin e Gjeorgjisë


Policia në Gjeorgji tha se dy shpërthime kanë goditur gjatë natës Tbilisin duke vrarë një person dhe plagosur dy të tjerë.

Shpërthimi i parë afër ndërtesës, që i takon Partisë opozitare të Punës, ka vrarë një grua që po flinte në një ndërtesë afër.

Pas 20-30 minutash ka ndodhur një shpërthim tjetër në një pjesë tjetër të qytetit.

Ministria e Brendshme nuk ka komentuar për shkakun dhe motivet e shpërthimeve duke thënë se hetimet janë duke u zhvilluar.
XS
SM
MD
LG