Ndërlidhjet

Dodik: Imponimi nuk lejon zgjidhje të qëndrueshme


Kryetari i Republikës Serbe të Bosnjes Milorad Dodik ka porositur se edhe bashkësisë ndërkombëtare i është bërë e qartë se me dhunë dhe imponim nuk arrihen zgjidhje të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai u ka thënë mediave serbe se po ta kishte kuptuar këtë më herët bashkësia ndërkombëtare, Bosnja do të dilte nga gjendja e “gjysmëprotektoratit”.

Ai ka komentuar rolin e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në këtë shtet.

“Diçka që është dashur të jetë zgjidhja, përfaqësuesi i lartë e shndërroi në burim të pothuaj të gjitha problemve në Bosnje. Me veprimet e tij, e ka prishur dialogun e politikanëve vendorë dhe ka pamundësuar arritjen e konsensusit të brendshëm”, ka thënë Dodik, për të shtuar se Bosnja do të mbetet në këtë gjendje, nëse komunitetet të cilësdo etni në Bosnje, shohin në përfaqësuesin ndërkombëtar avokatin.
XS
SM
MD
LG