Ndërlidhjet

Brazil: Policia shpall fitoren ndaj bandave të drogës


Policia e Rio de Zhaneiros tha se e ka marrë kontrollin mbi një kompleks të një qyteze, e cila për kohë të gjatë është mbajtur nga trafikantët e drogës.

Policia bastisi kompleksin e mbështetur nga helikopterë dhe automjete të blinduara.

“Ne fituam. Ne i kthyem lirinë banorëve të Alemaos”, ka thënë kreu i policisë ushtarake Mario Sergio Duarte, i cili ka shpjeguar se gjatë aksionit ka pasur rezistencë më të vogël sesa që është pritura nga anëtarët e bandës të bllokuar brenda kompleksit të lagjes së varfër të Alemaos.

Megjithatë, disa policë në terren kanë thënë se kompleksi nuk është marrë në tërësi dhe se ende dëgjohen shkëmbimet e zjarrit.
XS
SM
MD
LG