Ndërlidhjet

logo-print

Shpallen legjitime zgjedhjet në Moldavi


Numër i mjaftueshëm i votuesve kanë dalë në zgjedhjet parlamentare të Moldavisë, gjë që i bën legjitime zgjedhjet.

Sekretari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Juri Chokan tha se më shumë se 34 për qind e elektoratit ka votuar deri në 15 e 30h, përqindje e mjaftueshme për të kaluar barrierën prej një të tretës së pjesëmarrjes.

Zgjedhjet synojnë dhënien fund të ngërçit politik.

Rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë nëse ish republika sovjetike do të qëndrojë në rrugën drejt BE-së apo do të zgjedhë të lidhet më ngushtë me Rusinë.
XS
SM
MD
LG