Ndërlidhjet

Sarkozi: Franca nuk u kërcënua nga kriza e eurozonës


Zyra e presidentit francez Nicolas Sarkozi mohoi në mënyrë kategorike se Franca është kërcënuar nga kriza në eurozonë.

Deklarata vjen në kohën, kur në Bruksel shefat evropianë të financave pritet të ratifikojnë kredinë prej 85 miliardë eurosh për ta ‘nxjerrë nga balta’ Irlandën.

Ministri britanik i financave Xhorxh Ozborn tha është në interes të BE-së stabiliteti ekonomik i Irlandës.

“Është në interes të secilit, pra edhe në interesin kombëtar të Britanisë stabiliteti eknomik i Irlandës dhe natyeosht edhe i eurozoëns, sepse Britamnia ka shkëmbim tregtar të madh me Irlandësn, por edhe me shtete tjera evropiane”, tha Ozborn.
Ministrja spanjolle e ekonomisë, Elena Salgado ka insistuar se problemi sot është në Irlandë.

“Unë insistoj, problemet janë në Irlandë. Por, ato probleme mund të prekin edhe tregjet tjera dhe kjo ka ndodhur në ditët e fundit. Por, mos të harrojmë, se problemet janë në Irlandë dhe sot po mundohemi të gjejmë zgjidhje për to”, tha Salgado.
XS
SM
MD
LG