Ndërlidhjet

Sulmohet webfaqja e WikiLeaks


WikiLeaks tha se është nën sulm të vazhdueshëm të faqes së internetit, por kjo nuk do ta pengojë në publikimin e dokumenteve amerikane të klasifikuara.

Mesazhi është dhënë përmes rrjetit social Twitter, vetëm disa orë para publikimit masiv të dokumenteve.

WikiLeaks ka insistuar se gazetat spanjolle, franceze, gjermane, britanike, por edhe amerikane, që kishin planifikuar të publikonin informacionet të dielën në mbrëmje, do ta bëjnë këtë, edhe nëse bie website i WikiLeaks.

“El Pais, Le Monde, Spiegel, Guardian dhe Neë York Times do të publikojnë shumë dokumente të ambasadave amerikane sot”, thuhet në mesazh.

Më herët, shefi i WikiLeaks, Julian Asange, tha se dokumentet do të mbulojnë çështje madhore të çdo vendi në botë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtuan bisedimet me WikiLeaks mbi publikimin e planifikuar të dokumenteve te klasifikuara amerikane.
XS
SM
MD
LG