Ndërlidhjet

logo-print

K. Jugore: Presidenti i tërheq vërejtjen K. Veriore


Presidenti i Koresë Jugore, Lee Myung-Bak, tha se Koreja Veriore do të ballafaqohet me konsekuenca për agresionet e ardhshme.

Ai nuk e elaboroi këtë thënie më tepër në fjalimin e tij të gjatë shtatë minuta.

Zoti Lee tha se ndjen “përgjegjësi të thellë” për dështim, që t’i mbroj jugkoreanët nga sulmi vdekjeprurës artilerik i Koresë Veriore, javën e kaluar.

Derisa presidenti i Koresë Jugore, po e mbante fjalimin e tij, aeroplanbartësi amerikan atomik dhe pajisjet e rënda të Koresë Jugore, merrnin pjesë në ushtrimet e përbashkëta ushtarake detare.

Ky unitet i tregimit të forcës, u bë pothuajse një javë, pas një sulmi në ishullin Yeonpyeong, nga i cili u vranë katër vetë, dy civilë dhe dy ushtarë. Ky sulm e ka shtuar tensionin në rajon.

Nga ana tjetër, mediat shtetërore të Koresë Veriore, sot kanë vlerësuar se ushtrimi i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe i Koresë Jugore, paraqet “provokim të zymtë” dhe “krim”, që rajonin e ka sjellë në “buzë të luftës”.
XS
SM
MD
LG