Ndërlidhjet

Iran: Nga bombat - u vra një akademik, ndërsa tjetri plagoset


Mediat iraniane raportojnë se sot nga dy sulme me bomba, të ndara, por identike, u vra një shkencëtar i njohur atomik dhe një tjetër është plagosur.

Mediat shtetërore raportojnë se sulmuesit me motoçikleta, i kishin futur bombat në veturat e të dy shkencëtarëve, derisa ato po shkonin në punë.

Nga njëra bombë u vra Majid Shahriari, i përshkruar si anëtar i Departamentit atomik inxhinierik në Universitetin Shahid Beheshti në Teheran, dhe u plagos bashkëshortja e tij.

Nga bomba e dytë, seriozisht u plagosën Fereydoon Abbasi, fizikant bërthamor, dhe gruaja e tij.

Agjencitë iraniane të lajmeve, Fars dhe ISNA, i kanë akuzuar “agjentët” e Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit, se kanë dorë në këto sulme.
XS
SM
MD
LG