Ndërlidhjet

SHBA: Vdiq aktori Leslie Nielsen


Leslie Nielsen
Leslie Nielsen
Aktoi i njohur i Holivudit, Leslie Nielsen, ka vdekur në moshën 84-vjeçare nga pneumonia.

Ai ishte i njohur për humorin e tij të drejtpërdrejtë, i cili u bë pothuajse i paharrueshëm në komeditë klasike, si: “Arma e zhveshur” dhe “Aeroplani”.

I ndjeri Nielsen, i lindur në Kanada, ka vdekur dje në një spital afër shtëpisë së tij, në Fort Lauderdale të Floridës.

Ai ka luajtur edhe role serioze, prej viteve '50 e më tutje, përfshirë “Aventurat e Posejdonit” (1972).

Por, përfundimisht, roli i një mjeku injorant në filmin “Aeroplani” (1980) e ka lansuar karrierën e tij të sukseshme të aktorit komik.


XS
SM
MD
LG