Ndërlidhjet

Moldavi: Udhëheq Aleanca pro evropiane, para komunistëve


Rezultatet e pjesërishme të zgjedhjeve në Moldavi tregojnë se Aleanca pro evropiane po udhëheq para komunistëve opozitarë.

Me më tepër se 86% të votave të numëruara, deri sot në mëngjes, tri parti liberale të Aleancës për Integrim Evropian, që udhëhiqet nga kryeministri Vlad Filat, po prijnë me 50%, para komunistëve, që kanë 41%.

Rezultatet finale priten më vonë gjatë ditës.

Megjithatë, duket se Aleanca pro evropiane nuk do t’i fitoj 61 vota, që janë të domosdoshme, për ta zgjedhur presidentin në Parlamentin me 101 deputetë, dhe për ta përfunduar bllokadën politike, që këtë vend e ka mbajtur pa qeveri funksionale, për më tepër se një vit.

Partia Komuniste ishte partia e vetme më e madhe në Parlment dhe ka pasur sukses në bllokimin e zgjedhjes së presidentit pro perëndimor.
XS
SM
MD
LG