Ndërlidhjet

KMDLNJ: Vokshi të kërkojë falje para policëve dhe opinionit kosovar


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me seli në Prishtinë ka kërkuar nga deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Albana Vokshi që të kërkojë falje publike para policëve të pezulluar dhe opinionit kosovar lidhur me incidentin në pikën kufitare të Vërmicës më 14 nëntor.

KMDLNJ mendon se policët kosovarë kanë vepruar krejtësisht në përputhje me ligjin dhe se ata janë fyer rëndë nga deputetja Vokshi.

“Deputetja Vokshi në kohën kur ka tentuar të kaloj kufirin nuk ka pasur imunitet diplomatik dhe as që është dashur të trajtohet si e tillë, sepse ishte në vizitë private dhe kishte sjelle shumë jonjerëzore”, pohon KMDLNJ.

E dënuar për fyerje, arrogancë dhe kërcënim ndaj personave zyrtar, KMDLNJ del në mbrojtje të policëve të pezulluar duke e konsideruar këtë vendim politik dhe kërkon që ata të kthehen në vendet e tyre të punës.
XS
SM
MD
LG