Ndërlidhjet

Opozita e Egjiptit pëson humbje të rëndë



Opozita në Egjipt tha se kandidatët e saj kanë pësuar disfatë të rëndë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, për të cilat pretendon se janë manipuluar.

Partia më e madhe opozitare, Vëllezërit Myslimanë, tha se asnjë nga 130 kandidatët e saj nuk ka fituar në zgjedhjet.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve pritet të shpallen të enjten.
XS
SM
MD
LG