Ndërlidhjet

Lunaçek përgënjeshtron Thaçin



Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka deklaruar se nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të mund të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.

Lunaçek ka thënë se ndihet e befasuar nga deklarimet e kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, se një gjë e tillë do të bëhet brenda 15 muajve të parë të mandatit të ardhshëm .

Këto komente Lunaçek i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Rexhepi ka mohuar se deklarimet e kryeministrit janë vetëm sa për fushatë, ndonëse ka pranuar se as ai nuk është në dijeni se kur Kosova do të bëhet pjesë e Shengenit.
XS
SM
MD
LG