Ndërlidhjet

Beogradi shpreson për kompromis në dialogun me Prishtinën



Beogradi shpreson se bisedimet e ardhshme me Kosovën të ndërmjetësuara nga BE-ja do të rezultojnë me kompromis, deklaroi ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.

"Ne sinqerisht shpresojmë për kompromis, dhe se konflikti të mos thellohet më tej", i tha Jeremiç gazetës "Blic".

Ai ka insistuar se bisedimet gjithashtu duhet të fokusohen në statusin e Kosovës, gjë të cilën Prishtina gjithmonë ka refuzuar.

"Rrënjët e shumë problemeve që do të përpiqemi t'i zgjidhim qëndrojnë në faktin se Beogradi dhe Prishtina kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta mbi statusin e Kosovës", ka thënë Jeremiç.
XS
SM
MD
LG