Ndërlidhjet

logo-print

Ahmadinexhad: Irani e pranon datën për bisedimet bërthamore


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha se e ka pranuar datën për bisedimet me fuqitë e mëdha.

Ahmadinexhad tha se vendi i bisedimeve ende po diskutohet.

Ndërkohë, ambasadori iranian në Moskë citohet të ketë thënë se bisedimet mund të mbahen në Gjenevë.

SHBA, Rusia, Britania, Franca, Kina dhe Gjermania, duan të përqëndrohen në programin bërthamor të diskutueshëm iranian, por Teherani ka thënë se aktivitetet e tij për pasurimin e urnaiumit nuk do të negociohen.

Uashingtoni dhe aleatët evropianë thonë se Irani ka program të fshehtë për prodhimin e armëve bërthamore, por Teherani e mohon këtë duke thënë se programi bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG