Ndërlidhjet

Viktimat e dhunimit në Bosnjë kundër aktores Zholi



Viktimat e dhunës seksuale në Bosnje gjatë luftërave ballkanike publikuan një letër ku aktoren Anxhelina Zholi e quajnë "injorante" për shkak të sjelljes së saj gjatë xhirimit të një filmi në Bosnjë, i cili ka nxitur shumë diskutime.

Letra nga "Gratë viktima të luftës" i bën thirrje agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara që t'ia marrin Anxhelina Zholit postin e ambasadorit të vullnetit të mirë, duke thënë se "asaj nuk i ka mbetur më kredibilitet".

Ato janë të zemëruara për shkak se Zholi nuk i ka takuar asnjëherë për t'i diskutuar shqetësimet e tyre.

Në tetor, Zholi filloi xhirimin e një filmi që flet mbi historinë e dashurisë ndërmjet një gruaje myslimane dhe një burri serb gjatë luftës në Bosnje.
XS
SM
MD
LG