Ndërlidhjet

SHBA-të kërkojnë nga Kina lirimin e gjeologut



Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar presion mbi Kinën që të lirojë gjeologun amerikan Xue Fang, i cili gjendet i burgosur në Kinë nën akuzat për vjedhje të sekreteve shtetërore.

Burimet e ambasadës amerikane në Pekin theksuan se rasti i gjeologut Fang nuk është trajtuar në mënyrë transparente.

Ambasada amerikane ka dërguar një notë proteste në Ministrinë e Jashtme të Kinës, pasi nuk është lejuar të marrë pjesë në gjykimin e apelit të gjeologut.
XS
SM
MD
LG