Ndërlidhjet

logo-print

Demokratët kërkojnë miratimin e START 2



Demokratët në Senatin amerikan kanë kërkuar nga kolegët e tyre republikanë që të mbështesin marrëveshjen me Rusinë për shkurtimin e armatimit bërthamor.

Pa marrëveshjen SHBA-të nuk do të kenë mundësinë e inspektimit të arsenalit bërthamor të Rusisë, tha senatori veteran Xhon Kerri.

Presidenti Obama e ka kthyer në përparësi kryesore miratimin e marrëveshjes START 2. Kjo e fundit u nënshkrua në Pragë mes presidentëve Obama e Medvedev në muajin prill të këtij viti.
XS
SM
MD
LG