Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë kundër WikiLeaks-it


Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se vjedhja dhe shpërndarja e dokumentave sekrete është krim. Deklarata e zëdhënësit Robert Gibs ishte reagimi i parë i presidencës Obama pas publikimit të rreth 250 mijë dokumentave të klasifikuara të diplomacisë amerikane.

“Nuk mendoj se dikush do të dalë përpara jush e të thotë se kjo nuk përbën një shqetësim sigurie. Siç dëgjuat dhe Sekretaren e Shtetit, disa nga këto dokumenta mund të përmbajnë emra të njerëzve që punojnë me qeverinë tonë për të ndihmuar në çështje si të drejtat e njeriut, apo demokracisë, në vende ku nuk është e lehtë për të punuar”, tha Robert Gibs.

Ai theksoi se hetimet për rastin në fjalë po vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG