Ndërlidhjet

Irani e ndërkombëtarët takohen në Gjenevë



Zyrtarët e BE-së thanë se Irani ka rënë dakord për një raund të ri bisedimesh me fuqitë botërore rreth programit bërthamor. Bisedimet do të mbahen më 6 dhe 7 dhjetor në Gjenevë.

Delegacioni ndërkombëtar do të drejtohet nga Kethrin Eshton, shefja e diplomacisë evropiane. Delegacioni i kryesuar nga Eshton përbëhet nga përfaqësuesit e SHBA-ve, Kinës, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Rusisë.

Këto do të jenë bisedimet e para mes Iranit dhe ndërkombëtarëve që nga tetori i vitit 2009.
XS
SM
MD
LG