Ndërlidhjet

Moti i ftohtë ka përfshirë pothuajse gjithë kontinentin evropian. Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar mbylljen e qindra shkollave, si dhe komplikime në komunikacionin rrugor e ajror.

Problem tjetër paraqesin temperaturat polare, të cilat deri në fund të javës pritet të bien në -20 gradë celsius, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Në Gjermani, përkatësisht në Frankfurt dhe Mynih, janë anuluar mbi 125 fluturime, ndërsa në Austri bora ka bllokuar rrugët magjistrale në drejtim të Alpeve. Acari ka përfshirë edhe Francën e Britaninë.

Si pasojë e këtyre kushteve atmosferike, në Poloni dhe Çeki janë regjistruar viktima.

Pamje në Britani:

XS
SM
MD
LG