Ndërlidhjet

Sarkozi: Papërgjegjësi totale zbulimi i sekreteve nga WikiLeaks


Presidenti francez Nikolas Sarkozi e ka quajtur publikimin e mijëra dokumenteve diplomatike të SHBA-së nga WikiLeaks si “ shkallën më të lartë të papërgjegjësisë”, ka thënë një zyratr i qeverisë franceze.

Lideri francez ka dënuar publikimin e postës diplomatike gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, ka thënë zëdhënësi Fransua Baroin.

Një ditë më parë, zyra e Sarkozit ka thënë se nuk do të komentojë mbi rrjedhjen e dokumenteve, në të cilat presidenti është përshkruar nga një diplomat amerikan “ si lëkurëhollë dhe autoritar”.
XS
SM
MD
LG