Ndërlidhjet

Rumania nuk i beson Rusisë


Presidenti i Rumanisë Trajan Basesku ka thënë se Bukureshit nuk ka besim në Moskën, pasi që Rumania “aspak nuk ndihet qetë” me trupat ruse në kufi, në zonën moldave Pridnestrovle dhe në portin Sevastopol, mbajtjen me qira të të cilave vende Moska e ka shtyrë deri në vitin 2042.

Ai ka shtruar pyetjen se “cka duhet një flotë kaq e madhe në një det kaq të vogël”.

Basesku konsideron se Moska nuk ka besim të madh në Bukuresht, ashtu sikur nuk ka Bukureshti në Moskën.

Ai ka thënë se Rusia do t’i bëhej mike Rumanisë atëherë kur do të fillonte të respektonte interesat e Rumanisë.
XS
SM
MD
LG