Ndërlidhjet

Trajkoviq: Përmes Listës Serbe, Beogradi shtrin ndikimin në Kosovë


Bartësja e Listës Unike Serbe për zgjedhjet e 12 dhjetorit, Rada Trajkoviq ka thënë se përmes kësaj liste, Serbia “trason rrugën e drejtë të ndikimit në kuadër të institucioneve të Kosovës”.

Këtë Trajkoviq e ka thënë, duke marrë parasysh se ajo është shërbyese e qeverisë serbe, meqë drejton shtëpinë e shëndetit në Graçanicë, e cila funksionon si strukturë paralele e Beogradit.

Ajo ka përsëritur se në Listën Unike Serbe do të marrin pjesë kandidatë nga të gjitha partitë në Beograd pa marrë parasysh se a janë në opozitë apo në pushtet.
XS
SM
MD
LG