Ndërlidhjet

logo-print

Fol: Partitë politike nuk zotohen per luftën ndaj korrupsionit


Lëvizja FOL përmes një komunikate për media ka “shprehur zhgënjimin me mungesën e vullnetit nga ana e partive politike për të nënshkruar një deklaratë të zotimit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Republikën e Kosovës”.

Kjo lëvizje shpjegon se më 24 nëntor ka dërguar në adresat elektronike të drejtuesve të partive politike (LDK, PDK, AAK, AKR, FER dhe Vetëvendosje) një deklaratë të zotimit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila ka përmbajtur disa zotime konkrete të cilat do të kontribuojnë në efektivitetin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Partitë janë ftuar që sot në ora 11:00 të nënshkruajnë deklaratën, mirëpo asnjëra prej partive politike nuk është përgjigjur në ftesat e dërguara”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Fol.

“Injorimi i kësaj nisme nga ana e partive politike dërgon sinjale shqetësuese sa i përket cilësisë së agjendës së tyre anti-korrupsion, si dhe është indikator i mungesës së vullnetit politik për të bashkëpunuar me shoqërinë civile në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e Fol.

Kjo lëvizja njofton se më 10 nëntor ka dërguar tek të gjitha partitë politike një kërkesë, me anë të së cilës ka kërkuar që ato të bëjnë publike financat e tyre.

“Mirëpo, edhe këtë herë, FOL shprehë zhgënjimin e saj me mungesën e përgjigjeve nga ana e partive politike, për të bërë transparente burimet dhe financat në përputhje me Ligjin për Financimin e Partive Politike”, është shprehur Fol.
XS
SM
MD
LG