Ndërlidhjet

Lituania-'kryeqyteti vrasës' i BE-së


Ju keni të ngjarë të vriteni më së shumti në Lituani sesa kudo tjetër në Bashkimin Evropian.

Ky përfundim del nga agjencia zyrtare e statistikave e BE-së, Eurostat, e cila ka publikuar një raport të ri për trendet e krimit në bllok në vitet e fundit.

Në Lituani nga viti 2002 deri në vitin 208, mesatarisht çdo vit janë kryer 8.76 vrasje në 100 mijë njerëz, duke e bërë shtetin baltik, kryeqytetin vrasës të BE-së.

Estonia është radhitur e dyta me 6.6 vrasje për 100 mijë banorë.

Shkalla më e ulët e vrasjeve është regjistruar në Austri, Slloveni dhe Gjermani.
XS
SM
MD
LG