Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Shtohen dënimet me amputime, rrahje me kamxhik...


Autoritetet në qytetin perëndimor iranian të Kermanshahut thanë se në ditët e ardhshme do të kryejnë disa amputime duarsh për të dënuarit për vjedhje.

Radio Farda e RFE/RL-së ka cituar prokurorin Moxhtaba Maleki të ketë thënë se amputimet do të kryhen në publik, në mënyrë që “shkelësit tjerë të ligjit të marrin leksione”.

Laureatja e Nobelit të Paqes, Shirin Ebadi, tha se autoritetet nuk po i shërbejnë drejtësisë duke kryer dënime të tilla.

Ajo ka thënë se dënimet si rrahja me kamxhik, amputimet e gjymtyrëve, gjujtja me gurë për vdekje, që janë përfshirë në sistemin legal të Iranit pas revolucionit të vititi 1979, janë rritur që nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale të qershorit të 2009-ës.

Në tetor një personit të akuzuar për vjedhje i është prerë dora në një burg në Jazd.

Po në tetor, një 21 vjeçar është dënuar me amputim dore për shkak se ka vjedhur çokollatë dhe kakao nga një ëmbëltore në Teheran.
XS
SM
MD
LG