Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Përparim i kufizuar i kthimit në komuna


Komunat në Kosovë kanë bërë përparim të kufizuar në fushën e kthimit dhe ri-integrimit përderisa mungesa e qasjes në prona dhe e mundësive ekonomike paraqet ngarkesë shtesë, thuhet në një raport të Misionit të OSBE-së të publikuar sot.

Raporti “Përgjigjet e Komunave ndaj zhvendosjes dhe kthimit në Kosovë”, analizon progresin e arritur dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar institucionet vendore në zhvillimin dhe implementimin e strategjisë, politikave dhe programeve të kthimit.

Raporti përfshin periudhën nga janari i vitit 2009 deri në qershor të vitit 2010, dhe bazohet në aktivitetet e monitorimit të OSBE-së.

Raporti përmend mungesën e vullnetit politik, kufizimet buxhetore, kapacitetet e pamjaftueshme nëpër komuna si pengesa kryesore që implikojnë zhvillimin e suksesshëm dhe implementimin e programeve për kthim dhe ri-integrim.

“Kthimi i sigurt dhe me dinjitet i personave të zhvendosur dhe refugjatëve në shtëpitë e tyre është e drejtë themelore që kontribuon për shoqëri të qëndrueshme shumë-etnike në Kosovë. Shumë persona të zhvendosur nga dhe në Kosovë ende jetojnë pa mbrojtje adekuate të të drejtave të tyre dhe është e nevojshme për një pjesëmarrje më të madhe të të gjitha palëve në sigurim të zgjidhjeve të qëndrueshme për ta”, tha Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Në një njoftim të lëshuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, jepen një varg rekomandimesh si afrimi te personat e zhvendosur, sigurimi i një qasjeje për kthim dhe ri-integrim që është në përputhje me politikat e përgjithshme ndaj komuniteteve si dhe mbështetja financiare dhe administrative për kthimet.
XS
SM
MD
LG