Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev paralajmëron për garë të re armatimesh


Presidenti rus Dimitrij Medvedev tërhoqi vërejtjen sot se një garë e re armatimesh mund të fillojë në “dekadën e ardhshme” nëse nuk arrihet marëveshje me Perëndimin mbi sistemin e ri të mbrojtjes raketore.

Komentet e tij u bënë në adresimin vjetor para dy dhomave të parlamentit rus.

Duke u fokusuar në çështjet e brendshme, Medvedev tha se pasojat e krizës globale ekonomike nuk janë tejkaluar ende, por tha se qeveria e tij do t’ia dalë të stabilizojë ekonominë.
XS
SM
MD
LG