Ndërlidhjet

Irani e var gruan e dënuar për vrasje



Në Iran është kryer ekzekutimi me varje i një gruaje të dënuar me vdekje.

Avokati i Shahla Xhahid, i tha agjencisë zyrtare iraniane IRNA se ajo është varur sot pasi dënimi i saj ishte konfirmuar nga Gjykata Supreme dhe kreu i gjyqësorit, Abdolsalem Koamshahi.

Xhahid, e cila ishte në të ashtuquajtur martesë "të përkohshme" me ish futbollistin e kombëtares iraniane, Naser Mohamad Hani, ishte dënuar se e kishte vrarë me thikë gruan e "përhershme" të tij tetë vjet më parë.
XS
SM
MD
LG