Ndërlidhjet

Bellorusia heq dorë nga materialet bërthamore



Bellorusia tha se do të heqë dorë nga materialet bërthamore deri në vitin 2012, të cilat përdoren për prodhimin e bombave bërthamore

Marrëveshja u bë publike sot në margjinat e samitit të OSBE-së në Kazakistan nga Sekretarja amerikane e SHtetit, Hillari Klinton, dhe homologu i saj bellorus, Sjarhej Martijnau.

Njoftimi përbën hap të madh përpara në përpjekjet që materialet bërthamore të mos bien në duart e terroristëve.

Klinton tha se Uashingtoni do të ofrojë ndihmë teknike dhe financiare, për t'ia mundësuar Bellorusë që të lirohet nga stoqet e uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë.
XS
SM
MD
LG