Ndërlidhjet

logo-print

Spanjë: Arrestohen 7 vetë për lidhje me Al Kaidën




Policia e Spanjës ka arrestuar të paktën shtatë persona gjatë bastisjes së një grupi që dyshohej se falsifikonte pasaporta për një grup islamist të ndërlidhur me Al Kaidën.

Ministria e brendshme nuk dha detaje tjera, por radioja spanjole njoftoi se të ndaluarit janë pjesë e një grupi me seli në Tajlandë që ka lidhje me Lashkar-e-Taiba, grup terrorist nga Pakistani që fajësohet për sulmet në Mumbai të Indisë në vitin 2008, ku u vranë 166 njerëz.

Arrestimet janë bërë të martën vonë dhe mëngjesin e sotëm në verilindje të Barcelonës dhe në rajonin e Katalonisë.
XS
SM
MD
LG