Ndërlidhjet

logo-print

Spanja shpall masa të reja për të evituar krizën


Kryeministri spanjoll tha se qeveria e tij do të shesë 30 për qind të aksioneve në lotarinë shtetërore, dhe po ashtu do të privatizojë pjesërisht aeroportet në Madrid dhe në Barcelonë për të zbutur shqetësimet e tregut në lidhje me stabilitetin ekonomik të vendit.

Jose Luis Rodriguez Zapatero i tha paralmentit se qeveria gjithashtu do të ndalë së paguari subvencionin prej 420 eurosh për personat që u ka skaduar afati i marrjes sw përfitimeve nga tw qenit i papunw.

Njoftimet pritet të sigurojnë investitorët e Spanjës, të cilët dyshojnë se Spanja mund të shkojë hapave të Greqisë e Irlandës, të cilave iu desh ndihma financiare për të mubuluar borxhet e tyre.

Një pako e ndihmës për Spanjën- shteti i katërt me ekonominë më të madhe në mes të 16 vendeve të eurozonës- do të vinte në sprovë financat evropiane.
XS
SM
MD
LG