Ndërlidhjet

Shpallet gjendje e fatkeqësisë natyrore në Shkodër


Qeveria e Shqipërisë ka shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonën e Shkodrës, e cila prej ditësh është goditur nga moti i keq, nga shkarkimi i hidrocentraleve që kanë sjellë përmbytje e bllokime në shumë fshatra.

Mediat shqiptare citojnë kryeministrin Sali Berisha të ketë thënë se “evakuimi i popullatës, sidomos në zonën e Nënshkodrës dhe të Livadheve do të vazhdojë me shpejtësi”.

Ai ka theksuar se gjendja deri tani po menaxhohet mirë.

Aktualisht në zonë janë dislokuar forca të ushtrisë me të gjithë mjetet e nevojshme, të transportit tokësor, si edhe ato lundruese.

"Ne do të përpiqemi të zvogëlojmë në maksimum dëmet e këtyre përmbytjeve", ka thënë Berisha.
XS
SM
MD
LG