Ndërlidhjet

Dimri i acartë mbyt 8 vetë, mbyll shume aeroporte në Evropë


Të reshurat e mëdha të borës dhe temperaturat nën zero kanë përfshi tërë Evropën, duke lënë të vdekur të paktën 8 të pastrehë në Poloni. Shumë aeroporte të mëdha evropiane janë mbyllur.

Aeoporti Gatwick- një nga aeroportet më të mëdha në Britani, ai i Gjenevës, aeoporti i dytë më i madh në Zvicër, Aeroporti i Edinburgut në Skoci dhe i Lionit në Francë janë mbyllur, ndërsa personeli ka pastruar pistat nga bora.

Tempertaura më e ulët e regjistruar të martën mbërma ishte në qytetin polak të Bialistokut minus 26 gradë Celsius.

Trenat e Eurostar-it kanë shënuar vonesa, ndërsa në Gjermani janë shënuar 2 mijë aksidente rrugore si pasojë e kohës së keqe.
XS
SM
MD
LG