Ndërlidhjet

logo-print

Shtajnbah: Kosovës i duhen zgjedhje të drejta e transparente


Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Hanz Diter Shtajnbah ka theksuar se Kosovës i duhen zgjedhje parlamentare të drejta.

Ai tha se theksoi se zgjedhjet janë udhërrëfyes i rëndësishëm për demokracinë në Republikën e Kosovës, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të marrin pjesë në zgjedhje dhe të përcaktojnë me votën e tyre kursin politik të vendit.

“Republika e Kosovës ka nevojë për zgjedhje parlamentare të drejta dhe transparente, sipas standardeve ndërkombëtare. Ky është një interes qendror shtetëror dhe do të përcaktojë imazhin e Republikës së Kosovës edhe jashtë vendit".

"Kodi i sjelljes për zgjedhjet parlamentare i miratuar nga partitë është për t'u pëshëndetur. Zbatimi i tij do të përforcojë besimin në demokraci dhe sundim të ligjit në Kosovë”, ka thënë përmes një komunikate për media ambasadori gjerman.

Hanz Diter Shtajnbah i ka bërë thirrje komunitetit serb që të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Ai tha se qeveria gjermane mbështet përgatitjet për zgjedhje në mënyrë aktive, ashtu si edhe monitorimin në ditën e zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG