Ndërlidhjet

Serbia heq vizat per shtetasit e Shqipërisë


Qeveria e Serbisë ka vendosur që t’i heqë vizat për hyrjen e shtetasve të Shqipërisë në Serbi, është njoftuar në gazetën zyrtare të Serbisë.

Në Republikën e Serbisë mund të hyjnë pa viza shtetasit e Republikës së Shqipërisë, bartësit e të gjitha dokumenteve valide të udhëtimit të Republikës së Shqipërisë, thuhet në vendimin, të cilin më 26 nëntor e ka nënshkruar zëvendëshefi i qëverisë Ivica Daçiq, ndërsa hyn në fuqi një ditë pas publikimit në gazetë.

Shqipëria ka hequr vizat për shtetasit e Serbisë në prillin e vitit 2010.
XS
SM
MD
LG