Ndërlidhjet

Ren: Kthimi i besimit ne tregje, sfidë për eurozonën


Banka Qendrore Evropiane është thelbësore për eurozonën dhe ka ka bazë të mirë për bankën që të vazhdojë si forcë stabilizuese, ka thënë komisioneri evropian për çështje ekonomike dhe monetare.

Oli Ren ka thënë se se eurozonës i duhet shumë punë për të bërë, në mnyrë që të rikthejë besimin në tregjet financiare.

Por, masat e marra tashmë nga institucionet e BE-së, për të luftuar krizën e borxheve, sipas tij kanë treguar ndikimin e tyre.

BE miratoi të dielën kredinë prej 85 miliardë eurosh për Irlandën, si dhe ndërmorr disa hapa për krijimin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit.

Ka spekulime të shumta në tregjet financiare se Banka Qendrore Evropiane do të blejë jo më larg se të enjten borxhet e disa vendve anëtare, si mjete për stabilizimin e krizës.
XS
SM
MD
LG