Ndërlidhjet

SHBA, Japonia, K. Jugore diskutojnë krizën veri-koreane


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton do të takojë të hënën e ardhshme në Uashington homologët e saj nga Koreja Jugore dhe Japonia për të diskutuar tensionet në Korenë Veriore, ka thënë sot Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Ky takim demonstron bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të ngushtë mes SHBA-së, Republikës së Koresë dhe Japonisë dhe përkushtimin tonë për sigurinë në siujdhesën kroeane dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në një deklaratë të DASH-it.

SHBA i organizon bisedimet në Uashington, me gjithë thirrjet e Kinës- mbështetëses ekonomike dhe politike të Phenianit- që të rinisin urgjent negociatat gjashtë-palëshe mbi Korenë Veriore.
XS
SM
MD
LG