Ndërlidhjet

Rusia shtet mafioz



Autoritetet ruse dhe krimi i organizuar kanë lidhje të ngushta mësohet në një nga dokumentat e WikiLeaks-it të lëshuara sot në të përditshmen Guardian.

Dokumenti është një memorandum ku citohet një prej prokurorëve kryesore të Spanjës gjatë një bisede me diplomatë amerikanë. Burimi në fjalë e konisderon Rusinë si “shtet mafioz” ku partitë politike veprojnë “dorë për dorë” me krimin e organizuar.

Prokurori spanjoll Hose Gonzales për disa dekada ka hetuar kriminelët rusë në Spanjë. Sipas tij shërbimet sekrete ruse e kanë përdorur mafian për të kryer një sërë operacionesh mes të cilave dhe trafikun e armëve.

Gonzales vë në pikëpyetje vetë përfshirjen e Vladimir Putinit me mafian dhe kontrollin e tij të mundshëm mbi të.

Një tjetër dokument nxjerr në pah se sipas të gjitha gjasave Putini ka qenë në dijeni rreth komplotit për vrasjen e Aleksandër Litvinjenkos në Londër në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG