Ndërlidhjet

BE-ja me pak fonde kundër terrorizmit



Shefi i kundër terrorizmit në Bashkimin Evropian ka thënë se blloku po shpenzon shumë pak në luftën kundër terrorizmit, në kohën kur rrjeti i transportit në Evropë është fare pak i mbrojtur.

Zhill de Kërshov nxit vendet evropiane që të ofrojnë më shumë ndihma për zhvillim në vendet që janë baza të militantëve si Jemeni, Pakistani apo Afrika nën sahariane.

Kërshov gjatë një takimi me ministrat e brendshëm të Unionit nënvizoi se transporti ajror mbetej një nga caqet e përparësisë së lartë për militantët islamistë.
XS
SM
MD
LG