Ndërlidhjet

Putini hedh poshtë deklaratat amerikane



Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka mbrojtur përparimin që ka shënuar vendi i tij në shkallën e demokracisë dhe ka afirmuar bashkëpunimin me Uashingtonin. Komentet e Putinit u bënë gjatë një interviste në rrjetin televiziv CNN me Leri King.

Putini hodhi poshtë informacionet e bëra publike nga WikiLeaks ku thuhet se demokracia në Rusi po zhduket. Ai i cilësoi si të gabuara komentet e shefit të Pentagonit Robert Gejts dhe kërkoi nga zyrtarët amerikanë që të mos ndërhyjnë në politikën e brendshme të Rusisë.
XS
SM
MD
LG